Çfarë mund të bëj?

Çdo veprim i vogël që ti bën për të mbështetur kauzën e Lumit të Valbonës dhe të lumenjve të tjerë në Shqipëri, mund të ketë një impakt drastik në komunitet, në zhvillim dhe në vendimarrje. Më poshtë janë disa sugjerime që do të të mundësojnë TY të bëhesh një mbështetës i rëndësishëm i kauzës:

  • Fotokopjo dhe shpërnda këtë broshurë me njerëzit e tu: PoFletValbona_Brushura.pdf
  • Na ndiq në web www.pofletvalbona.org dhe www.toka-albania.org, si dhe në rrjetet sociale
  • “Voto” me portofolin tënd. Mëso më shumë mbi investitorët dhe refuzo të mbështetësh bizneset që ata zotërojnë.
  • Tregoju përfaqësuesve të zgjedhur, se si ndjehesh. Besoje ose jo, ata duhet të përfaqësojnë interesat e tua dhe ata shqetësohen nëse shumë njerëz u thonë që nuk do t’u japin votën nëse mbështetin hidrocentralet.
  • Firmos peticionin tonë. "Mbroni Valbonën nga hidrocentralet!"